Formula 1: Çmimi i Madh i Turqisë zgjidhet gara më ë mirë për vitin 2020

Formula 1: Çmimi i Madh i Turqisë zgjidhet gara më ë mirë për vitin 2020

Gara më e mirë në sezonin 2020 në Formula 1, u zgjodh Çmimi i Madh i Turqisë, ku piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton fitoi titullin e kampionit, njofton Insajderi.

Në deklaratën e Formula 1 thuhet se ka përfunduar votimi për zgjidhjen e garës së sezonit.

Dashamirët e Formula 1 me 33 për qind të votave kanë zgjedhur Çmimin e Madh të Turqisë, ku Hamilton shpalli kampionatin si gara më e mirë.

Pesë garat tjera të sezonit 2020 në F1 janë si në vijim:

Vendi Gara        Vota (për qind)
1 Çmimi i Madh i Turqisë             33
2 Çmimi i Madh i Italisë             25
3 Çmimi i Madh Sakhir             18
4 Çmimi i Madh i Austrisë              5
5 Çmimi i Madh i Toskanës              4

/Insjaderi.com