Foshnjat që peshojnë më pak se 2.5 kg rrezikohen nga infertiliteti

Foshnjat që peshojnë më pak se 2.5 kg rrezikohen nga infertiliteti

Sipas një studimi të fundit, foshnjat që lindin me një peshë më të vogël se 2.5 kg, janë më të rrezikuara të mbesin sterilë kur të rriten, shkruan Dailymail.

Hulumtuesit kanë gjetur se meshkujt, të cilët kur kanë lindur kanë peshuar më pak e 2.5 kg ishin 55% më të rrezikuar të mbesin infertilë, në krahasim me ata që kanë lindur me një peshë më të madhe.

Ky rrezik është vërejtur vetëm tek meshkujt, dhe jo tek femrat. Hulumtuesit besojnë se  ky fenomen ndodhë vetëm tek meshkujt, sepse ky ndryshim e prekë vetëm sistemin gjenital të meshkujve.

Ata kanë gjetur se foshnjat me masë shumë të vogël, ishin më të rrezikuara të vuajnë nga hipospodias- që është një çrregullim ku uretra nuk është e vendosur në vendin ku duhet të jetë. Ky çrregullim e bënë më të vështirë që sperma të depozitohet në vezë gjatë marrëdhënieve seksuale.

Vetëm në Britaninë e Madhe përafërsisht një në dhjetë meshkuj nga të gjitha moshat vuajnë nga infertiliteti. Studimi u publikua në revistën shkencore “Human Reproduction”.