FOTO: Kim Kardashian ka ndërtuar një mini-qytet për fëmijët e saj në oborrin e shtëpisë

FOTO: Kim Kardashian ka ndërtuar një mini-qytet për fëmijët e saj në oborrin e shtëpisë

Kim Kardashian, nënë e katër fëmijëve, ka ndarë shumë hapësira të shtëpisë për të krijuar ambiente zbavitëse për vogëlushët e saj.

Më parë, kemi pasur mundësinë të shohim dhomën e lojërave të fëmijëve, dhe është ëndërr e çdo vogëlushi.

Por, ajo tani ka tejkaluar çdo pritshmëri duke realizuar një fantazi të çdo fëmije. Kim ka ndërtuar një mini-qytet në oborrin e shtëpisë. Më poshtë mund të shihni fotot e siguruara nga BuzzFeed.

Po, një qytet të tërë në oborrin e shtëpisë!

Me sa duket quhet Lil Hidden Hills (bazuar në emrin e komunitetit në të cilin jetojnë).

Sigurisht, ka edhe një dyqan që mban emrin “KKW Beauty Shop”.

Ka edhe një restorant që mban emrin “West Dinner”.

Një kështjellë si akullore.

Si çdo qytet i mirë-organizuar ka edhe zjarrfikësen.

Ka edhe një bankomat për të tërhequr para dhe sigurisht një kafene “Starbucks”.