fbpx

Foto shokuese brenda shtëpisë publike ku vajzat 12 vjeçare bëjnë seks me pleq

Foto shokuese brenda shtëpisë publike ku vajzat 12 vjeçare bëjnë seks me pleq

Është profesioni më i vjetër në botë dhe shtëpia publike Kandapara në Tangail është më i vjetri në vend. Kenneth Dickerman mbi jetën e përditshme të punëtoreve të seksit në Bangladesh (Foto nga Sandra Hoyn).

Bangladeshi është një nga ato pak vende muslimane në botë ku prostitucioni është i ligjshëm. Shtëpia publike Kandapara në zonën e Tangail është vendi më i vjetër- ka ekzistuar për rreth 200 vite dhe u shkatërrua në 2014 por që u rivendos sërish me ndihmën e organizatave jo-parlamentare. Shumë gra kishin lindur dhe ishin rritur në atë vend dhe kur ai u shkatërrua nuk dinin se nga t’ia mbanin.

Mbështetës të shtëpisë publike besojnë se puna e seksit është një punë gjithashtu- dhe se këto femra nuk duan të bëjnë ndonjë gjë tjetër. Vetë gratë protestuan për të drejtat e tyre si punëtore, dhe kështu nga fundi i 2014, Shoqata Kombëtare e Avokateve të Grave të Bangladeshit e bindi Gjykatën e Lartë se dëbimi i punëtoreve të seksit ishte një akt ilegal.

Shpejt këto femra u kthyen në shtëpitë e tyre.

Sot, “zona e shtëpisë publike” është e rrethuar nga një mur, ky vend ka rregullat e veta dhe fuqitë hierarkike të tij janë komplet të ndryshme nga shoqëritë kryesore. Faza më prekëse është kur një punëtore e re futet në shtëpinë publike- ajo quhet vajzë e lidhur. Këto vajza janë zakonisht të moshës nga 12 deri në 14 vjeç.

*Ajo ka lindur këtu

*KajolKajol me fëmijën e saj 6 muajshe dhe klientin në shtrat

*Shtëpia publike Kandapara në Tangail është më e vjetra dhe e dyta më e madhja në Bangladesh. ka ekzistuar për 200 vite.

Këto vajza vijnë nga familje të varfra dhe shpesh janë viktima të trafikimit, pa të drejta dhe pa liri. Ata i përkasin një madame, kanë borxhe dhe nuk u lejohet të dalin jashtë apo të mbajnë paratë për vete.

Kur të kenë paguar të gjitha detyrimet, që merr diku nga një deri në pesë vjet, ato bëhen punëtore të pavarura, ku janë të lira të refuzojnë klientë dhe t’i mbajnë paratë, madje në kohën që të ketë shlyer detyrimin është e lirë të largohet nga shtëpia publike.