Fotografia e unitetit: Rugova, Thaçi dhe Haradinaj krahë për krah me njëri-tjetrin

Fotografia e unitetit: Rugova, Thaçi dhe Haradinaj krahë për krah me njëri-tjetrin

Ndonëse kundërshtar në politikë e pjesë e partive të ndryshme, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Presidenti i aktual i Hashim Thaçi, që atë kohë ishte kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duket të kenë pasur edhe momente relaksuese.

Një dimër i ftohtë i vitit 2002-2003 kishte bashkuar disa liderë të Kosovës në një fotografi të unitetit, shkruan Gazeta Insajderi.

Në këtë fotografi të siguruar nga Insajderi, Rugova dhe Thaçi shihen të buzëqeshur, derisa përkrah tyre ishte edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pjesë e Qeverisë së Unitetit, në atë kohë si partneri më i vogël i koalicionit.

Po ashtu në këtë fotografi shihet edhe Bajram Rexhepi që mbante postin e kryeministrit, së bashku me këtë lider është edhe Nexhat Daci që ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Se ku është realizuar kjo fotografi nuk dihet po ashtu as autori i saj. /Insajderi.com