Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka filluar një fushatë të egër propganduese kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës që pritet të bëhet me 14 dhjetor nga Kuve" />

Fotoja që dëshmon afërsinë e Vuçiqit me luftëtarët mercenarë serb

Fotoja që dëshmon afërsinë e Vuçiqit me luftëtarët mercenarë serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka filluar një fushatë të egër propganduese kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës që pritet të bëhet me 14 dhjetor nga Kuvendi i Kosovës, dhe të premtën ka dalë me një deklaratë që tenton ta paraqesë Kosovën si një vend të ISIS-it.

Vuçiq duke folur në kanalin televiziv pro partisë së tij “Pink TV” ka thënë se në Kaçanik është vendbanimi i ushtarëve të ISIS-it.

“Me faktin që flitet se e gjitha është jona ose e tyre, nuk do të arrijmë kurrfarë marrëveshjeje. Mund të themi se Kaçaniku është fshat i mrekullueshëm serb, por atje, për kokë banori, jetojnë më shumë pjesëtarë të ISIS-it apo të Al Kaidës sesa kudo tjetër në botë”, ka thënë presidenti serb, duke iu referuar të dhënave të vitit 2016.

Por vet Vuçiq është i njohur për lidhjet e tij, tejet të rrezikshme me paramilitarët dhe merecenarët serb. Ish-zëdhënsi i kryekriminelit serb, Sllobodan Millosheviq, Vuçiq ka treguar edhe afërsi të madhe me mercenarët serb të këtyre viteve.

Bëhet fjalë për fotografinë me mercenarin Dejan Vujic i cili ka luftuar në Ukraine duke i ndihmuar Rusisë që të aneksojë Krimenë. Vujiç njihet si një nga mercenarët më famkeq në Ukraninë dhe ka bërë bujë në botë./Insajderi.com