fbpx

Fotoja që forcon dyshimet për përfshirjen e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në biznesin e drogës

Fotoja që forcon dyshimet për përfshirjen e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në biznesin e drogës

Togeri i Policisë së Kosovës, Eshref Beqiri, shihet se nuk e ka aspak problem që të shoqërohet me persona që kapen me drogë. Ky zyrtar i policisë madje e bënë publike edhe nëpër rrjetet sociale, shkruan Insajderi.

Beqiri me 8 shkurt të këtij viti ka publikuar një fotografi në të cilën shihet duke u shoqëruar me Selim Qerka dhe Gent Selaci. Këta dy persona para pak kohe janë kapur me 113 kiliogramë drogë nga Policia e Kosovës.

“Nana dhe historia e sefasë” e ka konsideruar ndejën me dy të kapurit me drogë dhe disa persona të tjerë togeri i policisë Beqiri.

“Shumë kush e ka zili këtë shoqëri. Po na jena nana edhe historia e sefasë”, shkruante Beqiri në fotografinë e publikuar në Facebook.

Pasi që Insajderi i ka dërguar pyetje Beqirit nga i cili ka kërkuar të na tregoj se çfarë lidhje ka ai me të arrestuari për drogë, ai e ka larguar fotografinë nga Facebook, por ende nuk është përgjigjur në pyetje.

Pyetjeve të Insajderi ende nuk i është përgjigjur as Policia e Kosovës.

Selim Qerka dhe Gent Selaci, kanë qenë në paraburgim pasi ishin kapur me drogë. Policia e Kosovës, në fund të vitit të kaluar i pati arrestuar pasi që i kishte kapur me 113 kilogramëve heroinë në veturën tip BMW. Vatura e tyre  u zu duke kaluar kufirin nga Kosova në drejtim të Maqedonisë.

Në veturën me drogë ishin kapur edhe Enis Qerka shoferi i vëllaut të presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi. Vëllai i madh i Presidenti më vonë e mohoi se e kishte shofer Qekën.

InDoks, ka publikuar humtimin për lidhjet e Familjes Thaci me drogën.

Përveç Enis Qerkës, në këtë aksion të policisë ishin kapur edhe Selim Qerka, Gent Selaci e Labinot Zeneli. Por Gjykata e Apelit i pati liruar nga paraburgimi tre nga ta derisa në paraburgim ka mbajtur Labinot Zenelin./Insajderi.com