Fqinjët e pazakontë në Zvicër – mbështetës të Serbisë dhe të shqiptarëve të Zvicrës

Fqinjët e pazakontë në Zvicër – mbështetës të Serbisë dhe të shqiptarëve të Zvicrës

Një rast i pazakontë është parë në Bulach të Zvicrës ku dy kundërshtarë kanë zbukuruar vendbanimet e tyre me flamuj të Serbisë si dhe me atë të Zvicrës dhe me një flamur ku gjendët harta e Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Insajderi.

Në redaksinë e Insajderin një lexues ka dërguar një fotografi nga Bulach i Zvicrës ku shihet rivaliteti edhe në ballkonet e tyre.

Në njërin ballkon janë vendosur dy flamuj të Serbisë ndërsa në tjetrin, shihet një flamur i Zvicrës dhe një tjetër i hartës së Shqipërisë dhe Kosovës, në hartën e së cilit janë të vendosur dy figurat historike shqiptare: Ismail Qemaili dhe Isa Boletini.

Gjithë ky rivalitet ka ardhur në prag të ndeshjeve të fundi të fazës së grupit në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, ku Serbia do të përballet me Brazilin ndërsa Zvicra me Kosta Rikën.

Serbia është në prag të eliminimit, ndërsa nga i njëjti grup pritët të kalojnë më tutje Brazili dhe Zvicra. Kujtojmë se Zvicra ditë më parë mposhti Serbinë me golat e dy kosovarëve, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit./Insajderi.com