Franca “e yjeve”

Franca “e yjeve”

Gazetari italian, Gianluca di Marzio, ka publikuar një formacion që përbëhet nga lojtarët francezë e që nuk janë ftuar nga kombëtarja për Kampionatin Evropian e që fillon në qershor.

Franca ka publikuar listën e 23 lojtarëve të ftuar, ku përfshihet edhe sulmuesi i Real Madrdit, Karim Benzema – gjashtë vite mungesë në kombëtare shkak i shumë problemeve që kishte.

Por, edhe pse formacioni i Francës është i mbushur me yje, një formacion i fortë do të bëhet edhe me lojtarët që nuk u ftuan.

Francë (4-2-3-1): Areola; Hernandez, Umtiti, Upamecano, Mendy; Veretout, Ndombele; Lacazette, Aouar, Payet; Martial.

Janë emrat e lojtarëve që nuk u ftuan nga Franca, por u përmenden nga gazetari Italian. /Insajderi.com