Franca i ka nisur ndihmat për Lebanonin

Franca i ka nisur ndihmat për Lebanonin

Pas një shpërthimi të fuqishëm, në portin e Bjerutit, në Lebanon, ku akoma nuk dihet as numri i të vdekurve, e as sasia e dëmeve materiale, megjithatë me njëherë kane filluar iniciativat për ta ndihmuar Lebanonin, njofton Insajderi.

Vendi i parë që e ka filluar një iniciativë të tillë, për t’i ofruar ndihmë Lebanonit, është Franca, ku lajmin e ka bërë të dituar Presidenti i Frances, Emmanuel Macron.

Macron, në rrjetin e tij Twitter ka shkruar se “ndihmat dhe burimet franceze janë rugës për atje”.

Nga zyra e Macron, gjithashtu njoftohet se vetë ai e ka telefonuar presidentin libanez, Michel Aoun, për t’i shprehur ngushëllime dhe për t’i ofruar mbështetjen e popullit Francez.

Shpërthimi i madh ka ndodhur sot pasdite në Bejurt, ku nuk po dihet akoma as numri i të vdekurve, dhe as sasia e dëmeve materiale./Insajderi.com