Franca kërkoi lirimin e menjëhershëm të Navalnyt nga burgu

Pas Gjermanisë edhe autoritetet franceze kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të liderit opozitar rus dhe kundërshtarit të Kremlinit Alexei Navalny të arrestuar kohë më parë në Moskë. Parisi ka shprehur brengosje për shkak të ngjarjeve të fundit në Rusi.

Franca kërkoi lirimin e menjëhershëm të Navalnyt nga burgu

“Ka ndodhur një numër i madh i arrestimeve dhe paraburgimeve pas demonstratave paqësore ditëve të fundit në Moskë. Gjendja shëndetësore e Alexei Navalnyt, i cili është në burg prej 23 korrikut, brutalisht është përkeqësuar, për këtë arsye kërkojmë që ai menjëherë të lirohet nga burgu dhe shprehim brengosje të thellë për shkak të ngjarjeve të fundit”, ka kumtuar ministria e jashtme e Francës.

Navalny të dielën urgjentisht është hospitalizuar për shkak të “reaksionit të fortë alergjik” në paraburgim. Më vonë zëdhënësja e tij ka lajmëruar se gjendja e tij është përmirësuar, derisa po flitet se ndoshta ai është helmuar.

Grupi i cili po i mbikëqyrë arrestimet për shkak të protestave ka kumtuar se rreth 1.400 demonstrues janë arrestuar gjatë dhe pas protestave të fundit./Insajderi.com.