Franca konsideron se nuk është koha t’i miratohet Snowdenit kërkesa për azil

Ministri i jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian ka thënë se “nuk është koha” që të miratohet kërkesa për azil e ish-analistit të Agjencisë për Siguri Kombëtare të SHBA (NSA) Edward Snowden.

Franca konsideron se nuk është koha t’i miratohet Snowdenit kërkesa për azil

Shefi i diplomacisë franceze  për televizionin CNews ka thënë se në vitin 2013, kur Snowden për herë të parë ka kërkuar azil në Francë, qeveria franceze ka konsideruar se “nuk është koha për këtë”.

“Nuk shoh se diçka ka ndryshuar”, ka deklaruar Le Diran.

Snowden ka qëndruar në Rusi, ku është strehuar nga gjyqësia amerikane pasi i ka publikuar dokumentet konfidenciale në të cilat është përshkruar programi i mbikëqyrjes dhe përgjimit masiv. Në kërkesën e re për azil në Francë ka pretenduar se “mbrojtja e alarmuesit nuk është akt armiqësor”.

Snowden ka kërkuar azil edhe në disa shtete tjera. Memoaret e tij janë publikuar këtë javë në rreth 20 vende, e edhe në Francë./Insajderi.com.