fbpx

Franca ndryshon kushtetutën, terroristëve u hiqet shtetësia

Franca ndryshon kushtetutën, terroristëve u hiqet shtetësia

Deputetët francezë kanë aprovuar fazën e parë të propozimit për ndryshimin e kushtetutës e cila do të lejonte heqjen e nënshtetësisë për njerëzit e përfshirë në terrorizëm.

Ky ndryshim konsiderohet si njëri prej ndryshimeve më kontroverse në kushtetutë, pas sulmeve të 13 nëntorit të vitit të kaluar në Paris, raporton BBC

Parlamenti Nacional i Francës do të votojë për të gjitha ndryshimet gjatë ditës së mërkurë, ndryshime këto të propozuara nga qeveria.

Fuqitë dhe pushteti emergjent do të fitonte një status tjetër të mbrojtur me kushtetutë.

Nëse e gjithë paketa aprovohet gjatë seancës të së mërkurës, atëherë ajo do të dërgohet për procedim të mëtutjeshëm në Senat. Pastaj do të i nevojitet aprovimi i shumicës absolute nga votimi i dy dhomave të parlamentit francez, raporton Insajderi

Presidenti Francois Hollande i ka përshkruar këto ndryshime si pasojë e sulmeve terroriste me armë dhe bombë nga militantët e ISIS-it të cilët lanë 130 persona të vdekur dhe qindra tjerë të lënduar.

Por disa elemente në këtë paketë të ndryshimeve kanë marrë kundërshtime nga liderë të ndryshëm, duke përfshirë këtu edhe figura të rëndësishme edhe të partisë socialiste të Francois Hollande./Insajderi.com