Kryeministri francez, Edouard Philipp pritet që të njoftojë pezullimin e rritjes së taksave të karburantit. Lajmi është publikuar nga Agjencia AFP, duke iu referuar burimeve qever" />

Franca po dorëzohet pas protestave, pritet të anulohet taksa e naftës

Franca po dorëzohet pas protestave, pritet të anulohet taksa e naftës

Kryeministri francez, Edouard Philipp pritet që të njoftojë pezullimin e rritjes së taksave të karburantit. Lajmi është publikuar nga Agjencia AFP, duke iu referuar burimeve qeveritare.

Protestuesit nga lëvizja franceze ‘jelekët e verdhë’ janë tërhequr nga një takim me kryeministrin Edouard Philippe të caktuar për ditën e sotme.

Disa anëtarë të lëvizjes thanë se kishin marrë kërcënime me vdekje nga protestuesit duke i paralajmëruar ata të mos hynin në negociata me qeverinë.

“Jelekët e verdhë” që prej mesit të nëntorit kanë protestuar për një taksë të diskutueshme të karburantit.

Por protestat tani pasqyrojnë zemërimin më të përhapur në qeveri.

Tre persona kanë humbur jetën nga trazirat, dhuna dhe vandalizmi.