Franca raporton 236 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Franca raporton 236 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar rreth 20 mijë raste të reja me Coronavirus, transmeton Insajderi.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë regjistruar 236 të vdekur nga virusi si dhe 15 të vdekur në katër ditët e fundit në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e çuar numrin e viktimave në 106.964.

Me 19.791 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.800.170.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.028 persona, prej të cilëve 4.743 në kujdes intensiv. Me 1.575 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 353.370, ndërkohë që vazhdon trendi i rënies në këto të dhëna.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 18.505.785 ndërsa 8.243.215 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. /Insajderi.com