Franca raporton mbi 34 mijë raste të reja me Coronavirus

Franca raporton mbi 34 mijë raste të reja me Coronavirus

Franca ka regjistruar 34.895 raste të reja të të infektuarve me Coronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Insajderi.

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 178 të vdekur nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 98.778, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, numri i rasteve tani ka arritur në 5.058.680.

Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 30.671 pacientë të infektuar, përfshirë 5.838 në kujdes intensiv.

Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 10.809.209 persona, duke përfshirë 3.721.019 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. /Insajderi.com