Franca raporton mbi 42 mijë raste të reja me Coronavirus

Franca raporton mbi 42 mijë raste të reja me Coronavirus

Franca ka regjistruar 42.619 raste të reja të të infektuarve me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Insajderi.

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 194 të vdekur në spitale nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 94.492.

Ndërkaq, numri i rasteve tani ka arritur në 4.508.575.

Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 27.259 pacientë të infektuar, përfshirë 4.791 në kujdes intensiv.

Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 7.731.452 persona, duke përfshirë 2.670.985 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. /Insajderi.com