Franca regjistron më shumë se 25 mijë raste të reja me Coronavirus brenda 24 orëve

Franca regjistron më shumë se 25 mijë raste të reja me Coronavirus brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 297 vdekje dhe mbi 25 mijë raste të reja me Coronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik i Francës, me 25.387 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 3.385.622. Ndërkohë, me 297 vdekje numri i viktimave ka arritur në 80.443, raporton Anadolu Agency (AA).

Në spitale vazhdojnë trajtimin 27.461 persona, prej të cilëve 3.319 ndodhen në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.396 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 237.113.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 2.056.572, ndërsa 443.148 pre tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. /Insajderi.com