Franca shqyrtojnë përdorimin e aplikacioneve të debatueshme të gjurmimit

Parlamenti i Francës voton javën e ardhshme në lidhje me planet për të përdorur një aplikacion të debatueshëm gjurmues për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit, ndërsa vendi po përgatitet për lehtësimin e masave kufizuese muajin tjetër.

Franca shqyrtojnë përdorimin e aplikacioneve të debatueshme të gjurmimit

Ministri Francez i Teknologjisë, Cedric O thotë se aplikacioni do të njoftojë përdoruesit e telefonave inteligjentë kur ata ndodhen afër njerëzve të infektuar me COVID-19, dhe me këtë informacion ndihmon autoritetet të zvogëlojnë përhapjen e pandemisë.

Në një video të partisë në pushtet, të shfaqur në faqen saj në Facebook, Ministri O tha se aplikacioni i quajtur “Stop COVID” do të respektojë plotësisht liritë e individit. Ai tha se përdorimi i aplikacionit do të jetë plotësisht në baza vullnetare dhe anonime.

Ai gjithashtu tha se kjo do të jetë një masë e përkohshme, që do të skadojë pas përfundimit të pandemisë.

Qeveria synon të fillojë përdorimin e aplikacionit më 11 maj, në datën që ajo ka vendosur të fillojë lehtësimin e masave kufizuese dy mujore. Fillimisht autoritetet franceze njoftuan se do të zhvillohej një debat parlamentar mbi teknologjinë. Por kjo është ndryshuar në votim, pas një reagimi të madh nga ana e ligjvënësve.

Kritikët e aplikacionit përfshijnë anëtarët e partisë në pushtet si Guillaume Chiche, i cili i tha Televizionit Francez se aplikacioni do të zbulonte gjendjen shëndetësore të njerëzve dhe do të çonte në diskriminim dhe përjashtim.