Francezi i Besës kërkon durim për rezultate të mira

Francezi i Besës kërkon durim për rezultate të mira

Trajneri Francez i ekipit ë Besës, ka komentuar humbjen e ekipit të tij ndaj Dritës, duke thënë se rezultatet do të vinë me kohë për ekipin e tij.

“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi që Drita është një skuadër shumë e forte – ndërkohë që ne kemi një skuadër shumë të re”, deklaroi Klein për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Ne bëmë më të mirën e mundshme, nga ndeshja në ndeshje po shkojmë duke i bërë gjërat më mirë dhe shpresoj që shumë shpejtë të vijmë te rezultatet pozitive”, shtoi ai, duke kërkuar durimin e fansave të klubit të tij.

“Ne e dimë që do jetë e vështirë për ne, pasi që jemi skuadër shumë e re, por ne jemi duke menduar për të ardhmen dhe rezultatet do të shihen më vonë”, shtoi ai.

Skuadra e tij nuk ka marrë Akoma asnjë pikë edhe pas katër xhirove të zhvilluara dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelë./Insajderi.com.