Francezi ia sheh “hajrin” Lorik Canës, por përfundon në burg

Francezi ia sheh “hajrin” Lorik Canës, por përfundon në burg

Një skandal ka shpërthyer në qytetin e Sidnei në Australi, për akuza të përdhunimeve, njofton Insajderi.

Francezi David Gabriel ka përdhunuar katër femra, pas njohjeve që kishte në internet me viktimat.

Ajo që është si çudia më e madhe e tërë kësaj historie, francezi 39 vjeçar prezantohej si mjek para viktimave, dhe në foto të profilit në rrjetin social ku bisedonte, kishte vendosur fotografinë e Lorik Canës, që ia kishte vjedhur  nga Instagrami.

Mbi të akuzuarin rëndojnë 22 akuza që nga viti 2017. Francezi jeton në Sidnei, më parë ka punuar në ambasadën zvicerane në Sidnei, është i martuar dhe ka dy fëmijë. /Insajderi.com