Frank Lampard: Christian Pulisic sikur Eden Hazard

Frank Lampard: Christian Pulisic sikur Eden Hazard

Trajneri i bluve të Londrës, Frank Lampard, ka krahasuar yllin e tanishëm të Chelsea, Christin Pulisic me ish yllin e tyre, tani të Real Madrid, Eden Hazard.

“Pulisic ka pasur momentet e tij dhe që nga mesi i sezonit ai ka bërë vërtetë mirë, ku pas rifillimit ka qenë në një formë të jashtëzakonshme. Vetëm se dëmtimi që ai mori në ndeshjen ndaj Norwich e ka mbajtur atë jashtë gjysmëfinales së FA Cup dhe kjo paksa e ka stopuar formën e tij. Ai luajti për 40 minuta ndaj Liverpool, gjë që është e shkëlqyeshme pas lëndimit të tij. Ai është kaq i ri, ka një talent natyror” tha Lampard pas ndeshjes kundër Liverpool, transmeton Insajderi.

“Ai mund të shënojë gola, krijoj gola dhe është një lojtar i madh për ne. Kënaqem të shoh që ai po përshtatet. Me sa duket ai do të jetë një lojtar i madh për ne në të ardhmen” përfundoi Lamps.

Christina Pulisic ka bërë 24 paraqitej në këtë sezon dhe ka shënuar 9 gola./Insajderi.com.