
Shoqata e sporteve dimërore ekstreme, “Snownjeri” ka zhvilluar aktivitete me ski nëpër rrugët dhe parqet e Prishtinës të premtën.
Siç njofton “Snownjeri”, ata kanë marrë këtë iniciativë pas borës së dendur që ka rënë javën e fundit në Prishtinë, raporton Insajderi.
“Pas borës së madhe që këto dite ra në Kosovë, shoqata e sporteve dimërore ekstreme, Snownjeri, vendosi që të zhvilloj një aktivitet nëpër rrugë të Prishtinës. Hera e parë kur Snownjeri filloi me kësi lloj promovimi ishte në janarin e vitit 2009. Tri vite më pas, në dimrin më të madh në dekadat e fundit, në 2012, Snownjeri pat organizuar edhe disa aktivitete të tilla nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës, në Pejë dhe Prizren”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Snownjeri”.
Snownjeri është organizatë e formuar zyrtarisht në vitin 2003 por që aktivitetet i zhvillon nga viti 1993.