fbpx

“Friends” rikthehet në ekranin amerikan

“Friends” rikthehet në ekranin amerikan

”Friends”, seriali më i famshëm amerikan, feston përvjetorin e 25 duke u kthyer përsëri në ekranin amerikan, përcjellë KultPlus.

Intervista me aktorë, sezonet dhe prapaskenat e serialit do të transmetohen në qindra kinema të Amerikës për tre netë radhazi, në datat 23, 28 shtator dhe më 2 tetor të këtij viti.

Serialin në kinemanë amerikane e solli “Fathom Events” dhe ”Warner Bros”.

”Friends” është një komedi amerikane, prodhuar nga NBC gjatë periudhës 1994 – 2004. Seriali bën fjalë për një grup shokësh, që jetojnë në Manhattan të New York City, që të gjashtët kanë shumë të përbashkëta, por edhe shumë kontraste. Tematika e këtij seriali kryesisht flet për shoqërinë, situatat qesharake dhe afeksionin ndaj të tjerëve. Ka qenë një prej serialeve që ka marrur shumë kritika pozitive, dhe shpejt u bë një ndër serialet me më së shumti shikueshmëri dhe ndikim jo vetëm në Amerikë, por në tërë botën.

Në këtë serial humoristik bëhet fjalë për gjashtë shokë të pandashëm nga njëri tjetri. Që të gjashtët kanë shumë të përbashkëta, por edhe shumë kontraste. Tematika e këtij seriali kryesisht flet për shoqërinë, situatat qesharake dhe afeksionin ndaj të tjerëve. ”Friends” ka qenë i nominuar për 63 çmime Emi.