Demir Limaj, vëllai i Zv.Kryeministrit, Fatmir Limaj, ka marrë pozitën e profesorit asistent për disa lëndë në" />

Frika e studentëve të Prizrenit nga vëllai i Fatmir Limajt – Demir Limaj bëhet profesor me pozitë të rregullt në fakultet

Frika e studentëve të Prizrenit nga vëllai i Fatmir Limajt – Demir Limaj bëhet profesor me pozitë të rregullt në fakultet

Demir Limaj, vëllai i Zv.Kryeministrit, Fatmir Limaj, ka marrë pozitën e profesorit asistent për disa lëndë në fushën e ekonomisë, në Fakultetin Ekonomik të UPZ.

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” të premten ka votuar përzgjedhjen e Limajt në këtë pozitë, i cili mposhti 7 kundërkandidatë. Sipas universitetit, votimi për të ishte unanim. Deri më tani sipas universitetit nuk ka pasur ankesa nga kundërkandidatët.

Parlamenti Studentor në Prizren, kishte reaguar kohë më parë në lidhje me shtyrjen e zgjedhjes së rektorit të këtij Universiteti. Reagimi i tyre thoshte se zgjedhja e rektorit kishte ndikim të drejtëpërdrejtë nga partitë politike në këtë konkurs.

Ata po ashtu kishin siguruar edhe një fotografi ku shihej: u.d. Rektori i tanishëm Prof. Ismet Temaj së bashku me Demir Limajn, vëllanë e kryetarit të Partisë Nisma e cila udhëheq MASHT-in.

“Krejt këto pazare të ndyra nuk i kanë hije një Universiteti, aq më pak kur bëhen pikërisht pranë shtatores së Kolosit të dijes, Ukshin Hoti, por disa individë me qëllim të vetëm interesin klanor, pa fije turpi po e rrënojnë punën e bërë me mund e sakrificë në UPZ”, thuhej në reagimin e Parlamentit Studentor të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Demir Limaj është zgjedhur me vota unanime në pozitën e profesorit ndërsa nuk ka pasur ankesa nga kundërkandidatët./Insajderi/