Frika nga koronavirusi, ky është vendimi për Premier Ligën angleze

Frika nga koronavirusi, ky është vendimi për Premier Ligën angleze

Për shkak të përhapjes së koronavirusit në Britani, të gjitha ndeshjet e Premier Ligës do të luhen pa shikues shkruan Insporti.

Një njoftim i tillë del nga e përditshmja angleze “The Times”, e cila shprehet se liga nuk do të suspendohet.

“Sezoni nuk do të suspendohet por të gjitha takimet do të luhen pa praninë e shikuesve. Të gjithë fansat që kanë bileta për ndeshjet do të munden t’i shikojnë ndeshjet përmes internetit”.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, takimet nuk do të shfaqen në lokale dhe ambiente të mbyllura”.

Vendimi pritet të merret pasi numri i të infektuarëve të kaloi 500 persona.