Frika nga vala e dytë – Kina ka mbyllur 400 mijë persona

Frika nga vala e dytë – Kina ka mbyllur 400 mijë persona

Kina ka rivendosur mbylljen strikte afër Pekinit, duke bllokuar rreth 400 mijë persona, pasi ka filluar rritja e rasteve me COVID përsëri, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Këto kufizime kanë hyrë në fuqi në vendin e quajtur Anxin, në provincën Hebei afër kryeqytetit.

Për të shmangur një valë të dytë, Kina edhe rritjet më të vogla të numrit po i trajton me shumë seriozitet.

Zyrtarët thanë se Anxin do të jetë “krejtësisht i mbyllur dhe i kontrolluar”.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se kushdo që I thyen masat “do të dënohen nga policia”./Insajderi.com