Frikë nga shpërthimi i vullkanit

Frikë nga shpërthimi i vullkanit

Në vetëm katër ditë, të paktën 22 tërmete kanë tronditur Tenerifen në Spanjë. Kjo situatë ka sjellë shumë frikë se mali Teide mund të shpërthejë.

Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se lëvizjet sizmike janë regjistruar në një thellësi prej 6 deri në 8 kilometra nën nivelin e detit brenda 4 ditëve

Gjithashtu për këtë ngjarje ka pasur edhe një reagim zyrtar nga Istituti Vullkanologjik i ishujve Kanarie, që është përpjekur të qetësojë njerëzit, duke thënë se nuk ka ndonjë rrezik për shpërthim vullkani.

Mali Teide është pika më e larta në Spanjë, njëkohësisht një atraksion i madh turistik, me mbi 3 milionë vizitorë çdo vit.