Frizura e tij: Ronaldo i kërkon falje nënave

Frizura e tij: Ronaldo i kërkon falje nënave

Ylli i Brazilit, Ronaldo Nazario, u ka kërkuar falje nënave pasi fëmijët e tyre mund të jenë ndikuar nga ai në stilin e frizurave.

“Kërkoj falje nga të gjitha nënat që panë fëmijët e tyre duke bërë të njëjtin stil të flokëve”.

Ronaldo kishte një stilt të çuditshëm të frizurës.

Presidenti i Real Valladolidit, tregoi një histori kur ishte lojtar rreth frizurës së tij.

“I pyeta bashkëlojtarët nëse e pëlqyen, ata thanë: ‘Jo është e tmerrshme. Hiqi sa më parë’! Por, pastaj një gazetar e pa stilin tim të flokëve dhe harroi për lëndimin”, ka thënë ai. /Insajderi.com