fbpx

Froni i Shqipërisë më 1914 dhe 1922 u propozohej trashëgimtarëve të Bonapartit

Froni i Shqipërisë më 1914 dhe 1922 u propozohej trashëgimtarëve të Bonapartit

“Excelsior” ka botuar të mërkurën e 1 korrikut 1914 (në faqen e shtatë), dhe të hënën e 9 janarit 1922 (në ballinë) shkrimet në vijim në lidhje me propozimin e fronit të Shqipërisë, asokohe, trashëgimtarëve të Napoleon Bonapartit.

“Romë, 30 qershor (shkresë e veçantë nga Excelsior) – Personalitetet shqiptare që kanë sugjeruar kandidaturën e princit Roland Bonapart në fronin e Shqipërisë, kanë deklaruar se dëshirojnë të propozojnë këtë emër për konsultim popullor, në rast se Princ Vidi abdikon.”

“Froni i Shqipërisë, i cili ishte i zënë përkohësisht nga Princ Vidi, sapo i është ofruar Z. Zherom-Napoleon Bonapartit, i cili banon në Shtetet e Bashkuara ku është shumë i njohur në shoqërinë e lartë. Nip i Zheromit, mbretit i Vestfalisë dhe vëllai më i ri i perandorit, z. Bonapart është i martuar me një grua amerikane.”