fbpx

“Fshatari është i dështuar nëse mbetet në fshat, por kur e zbulon qytetin ai e pushton”

“Fshatari është i dështuar nëse mbetet në fshat, por kur e zbulon qytetin ai e pushton”

Shkrimtari dhe akademiku Rexhep Qosja ka shkëputur një pjesë nga romani i tij më i ri që pritet të dalë së shpejti.

Shkrimtari dhe akademiku Rexhep Qosja ka zgjedhur që me ndjekësit e tij në Facebook ta shkëpusë një pjesë nga romani më i ri i tij i cili pritet të dalë i përfunduar shumë shpejtë.

Më poshtë ua sjellim postimit e tij të plotë:

Me prejardhje fshatare, Alberto arriti në Napoli në moshën njëzet vjeçare dhe e pushtoi si rrufeja që pushton thatësirën, si çdo fshatar që kurorëzohet me kryeqytetin.

Fshatari është i dështuar vetëm në qoftë se mbetet në fshat, por kur e zbulon qytetin, ai thjesht e pushton. Ndaj qytetarit në qytet zbaton ligjet e deleve dhe te pulave. Ndaj psikologjisë së koklavitur të politikanëve sillet si ndaj qenve që ruajnë tufat e deleve. Kjo është logjika e tij fitimtare. Me këtë logjikë ai e zhdukë çdo konkurrencë. Shtazët i bën njerëz, e njerëzit i bën shtazë.

Paolo Sorentino, Të gjithë kanë të drejtë (roman)

Fragment i cituar në romanin tim të ri që do të botohet pas disa muajve. Rexhep Qosja.