Viteve të fundit braktisja e fshatrave është bërë traditë. I braktisur është edhe fshati Kremenatë i Komunës së Kamenicës. Aty përpos shtazëve këmb" />

Fshati i Kosovës që ka mbetur pa asnjë banor

Fshati i Kosovës që ka mbetur pa asnjë banor

Viteve të fundit braktisja e fshatrave është bërë traditë. I braktisur është edhe fshati Kremenatë i Komunës së Kamenicës. Aty përpos shtazëve këmba e njeriut ka kohë që nuk ka shkelur. Nga përgjegjësit komunal thonë se komuna e Kamenicës diskriminohet me bugjet dhe është e pamundur të investohen në secilin fshat, raporton T7.

Rruga e kufizuar në të dy anët me drunj, duken si një pengesë për të arritur në fshatin 26 kilometra larg qendrës së Kamenicës.

Gjithcka ka mbetur në mëshiren e natyres, pasi investimet në këtë pjesë mungojnë.

Përmes hapësirave të pakta që lënë pemtë mes vete, depërtojnë rrezet e diellit, në këto pjesë të bukura të fshaitt që njerëzit nuk i shfrytëzojnë.

Gjithçka ka mbetrur e paprekur.

Mollët e pjkura, lumin e gjelbrimin e këtij fshati nuk ka kush t’i shfrytëzojë.

Ato që cdo fshat e karakterizojnë, në Kremenatë është vështirë të gjenden. Shtëpitë janë të rralla, e më të rralla edhe gjurmët e njerëzve.

Kremenata bën pjesë në kuadër të fshatrave në komunën e Dardanës, që është braktisur tërësisht nga banorët e saj.

Secilës shtëpi në këtë vend, i mungon tymi në oxhak, pasi që nuk janë të banueshme. I gjithë eksterieri i tyre është i vjetëruar.

Nga Komuna e Kamenicës, thanë se Kremenata bashkë me Velegllavën, janë disa nga fshatrat që janë braktisur tërësisht, e ka edhe të tjerë që kanë numër të vogël residentësh.

Sipas tyre, Komuna po diskriminohet, prandaj është i pamundur investimi në këto fshatra.

Kamenica njihet si vend me sipërfaqe të gjerë, por me numër të vogël banorësh.