Ky fshat i ndërtuar në mes të një shkëmbi në 2980 metra lartësi është i banuar nga vetëm 25 banorë të cilët shprehen se e dashurojnë fshatin e tyre, i cili daton që para 5" />

Fshati i vogël që do ju mahnitë me veçantinë e tij

Fshati i vogël që do ju mahnitë me veçantinë e tij

Ky fshat i ndërtuar në mes të një shkëmbi në 2980 metra lartësi është i banuar nga vetëm 25 banorë të cilët shprehen se e dashurojnë fshatin e tyre, i cili daton që para 500 vitesh.

Al Sogara është një nga fshatrat më të largëta të Omanit dhe të udhëtosh për atje të duket sikur po shkon në “fund” të botës.

Ky fshat i ndërtuar në mes të një shkëmbi në 2980 metra lartësi është i banuar nga vetëm 25 banorë të cilët shprehen se e dashurojnë fshatin e tyre, i cili daton që para 500 vitesh.

I ndërtuar në faqen e thepisur të një mali ky fshat duket sikur vjen nga prehistoria, por aty nuk mungon elektriciteti, duke bërë që banorët të kenë një jetë normale dhe mbi të gjitha të shëndetshme.

Al Sogara është një fshat në të cilin nuk është ndërhyrë për shekuj me radhë dhe vetëm në vitin 2005 ky vend u hap për të huaj pasi ka qenë një zonë ushtarake dhe qendra më e afërt urbane është rreth 200 km larg.

Banorët jetojnë me mbarshtimin e dhive dhe duke konsumuar prodhimet bujqësore që mbjellin në tokat e tyre të pakta, por kjo i bën ata që të jenë të dashuruar me fshatin e tyre të vogël, të cilin e ndërtuan stërgjyshërit e tyre 500 vite më parë.