Fshati Olimpik i “Tokio 2020” kthehet në vatër infeksionesh

Fshati Olimpik i “Tokio 2020” kthehet në vatër infeksionesh

Ka rezultuar pozitiv me Coronavirus edhe një gazetar sportive i cili ka udhëtuar gjatë së hënës me kombëtaren italiane të basketbolit për në Tokio, shkruan Insajderi.

Për momentin ai ndodhet i izoluar në një hotel të përcaktuar për raste të tilla, por ankthi ka kapur si lojtarët e kombëtares së basketbollit Italian, ashtu edhe ata të notit të cilët udhëtuan së bashku me gazetarin.

Pozitiv me Covid-19 ka dalë edhe një gjimnaste amerikane, e cila ka disa ditë që ka mbërritur dhe po stërvitet në Tokio.

Bëhet fjalë për një sportiste adoleshente, emri I të cilës nuk është bërë publike, vetëm se ajo është futur në karantinë.

Deri tani, raportohen më shumë se 60 raste pozitive me COVID-19 në Fshatin Olimpik, mes sportistëve, drejtuesve dhe punonjësve./Insajderi.com