FSK blen miliona fishekë

FSK blen miliona fishekë

Shumë shpejt Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të furnizohen me municion të kalibrit 5.54 milimetër, 900 mijë të kalibrit 9 milimetër dhe 700 mijë fishekë manovër.

I gjithë ky numër i fishekëve arrin shifrën në 3 milionë, ku FSK i duhet që të përmbush detyrat e veta, në kuadër të mandatit që e ka.

“Municioni qoftë luftarak, qoftë manovrues për FSK-ën është shumë i rëndësishëm sepse ai nevojitet për të ekzekutuar trajnimet e planifikuara që kemi për të ushtruar njësitet e FSK-së”, ka thënë njëri nga zyrtarët e FSK-së.

Mirëpo procesi për furnizim me fishekë nuk ishte i lehtë për të ardh deri tek disa herë ai ishte kthyer në pikën zero, mirëpo sipas zyrtarit të FSK-së ky problem tashmë është tejkaluar.