FSK jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të personit të zhdukur në Vushtrri

FSK jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të personit të zhdukur në Vushtrri

Pas pesë ditësh kërkimi, sot në ora nëntë e mëngjesit, në fshatin Studime e Ulët të Vushtrrisë,  njësia e FSK-së për  Kërkim- Shpetim në Male, ka arritur të gjejë trupin e pa jetë të personit të zhdukur me inicialet R.G(61), i cili i është dorëzuar Ekipit mjekësorë i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Nga data 20 nëntor, me  vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe me urdhër të komandantit general Rrahman Rama, pas kërkesës së Policisë së Kosovës, 16 pjesëtarë dhe K9(qenë), të Kërkim Shpëtimit të FSK-së u angazhuan në operacionin e kerkimit për përsonin e zhdukur R.G., në Studime të Vushtrrisë.

Operacioni i kërkimit  është  udhëhequr nga Kompania e Task-Forcës së Kërkim –Shpëtimit  të FSK-së në bashkepunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vushtrrisë, Policinë e Kosovës dhe banorë  vullnetarë të fshatit Sudime me rrethinë.

Sot, pas përfundimit të operacionit në Studime të Vushtrrisë , pjesëtarët e FSK janë kthyer në kazermë për të vazhduar me aktivitetet e njësisë.