FSSHK ka edhe një kërkesë për Qeverinë rreth shtesave për punëtorët shëndetësor

FSSHK ka edhe një kërkesë për Qeverinë rreth shtesave për punëtorët shëndetësor

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se i ka dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës në lidhje me masat mbrojtëse për punëtorët shëndetësor.

FSSHK kërkon nga ekzekutivi që në shtesat e paraparë të përfshihen:

“Në shtesat të cilat i keni paraparë për punëtorët shëndetësor të përfshihen dhe punëtorët ndihmës sanitar siç janë: Shërbimet teknike, punëtorët e pastrimit, sigurimit, punëtorët e kuzhinës etj”, njofton Federata Sindikale e Shëndetësisë përcjell Klan Kosova.

Federata Sindikale thekson se sistemi i shëndetësisë funksionon si një zinxhir i tërë:

“Ju lutemi urgjentisht të na tregoni cilat masa mbrojtëse i keni bërë për punëtorët shëndetësor, sa keni kapacitete për këtë, me qëllim të mos veprojmë krye në vete me masat tona (Sindikaliste) për mbrojtjen e shëndetit tonë në punë, në mënyrë që të Ju ofrojmë shërbime popullatës tonë “. ​ /Insajderi.com