Ftesat nga Specialja s’po ndalen. A e mori Hashim Thaçi një të tillë?

Ftesat nga Specialja s’po ndalen. A e mori Hashim Thaçi një të tillë?

Sejdi Berisha nga Kijeva dhe Nevzat Kryeziu nga Suhareka, janë dy ish-pjesëtarë të UÇK-së të cilët u ftuan sot nga Gjykata Speciale.

Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se nuk është në dijeni nëse Presidenti Hashim Thaçi është thirrur nga Haga.

“Kush i ka përmend nuk e di se do të ketë ftesë presidenti Thaçi. Por unë kam thënë se mund të ftohet edhe ai (Thaçi) dhe nuk them se nuk do të ftohet”, ka thënë ai.

Ndonëse ende nuk ka marrë ftesë, Gucati nuk e përjashton mundësinë që edhe vetë të ftohet nga kjo Gjykatë./Insajderi.com