Çka ka pas Glauku|?

Ftohet AKI-ja ta inspektojë ish-zyrën e Glauk Konjufcës

Thuhet se janë vënë re shumë parregullsi sa i përket plotënisë dhe sigurisë së informacioneve.

Ftohet AKI-ja ta inspektojë ish-zyrën e Glauk Konjufcës

Pas ministrisë së Punëve të Brendshme edhe ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka ftuar Agjencinë Kosovare për Inteligjencë që të vlerësojë sigurinë fizike të informacioneve dhe të mbështes masat për rritjen e nivelit të sigurisë së informacioneve në ministri, njofton Insajderi.

Ministraj e re pretendon se nuk e ka gjetur si duhet zyrën në të cilën ka qëndruar para saj Glauk Konjufca.

Sipas MPJD-së, pas marrjes së mandatit nga ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, janë vënë re shumë parregullsi sa i përket plotënisë dhe sigurisë së informacioneve të trashëguara nga qeveria e kaluar të cilat cenojnë funksionalitetin e ministrisë.

“Për këtë arsye, dhe në bashkëpunim me AKI, MPJD-ja do të merr të gjitha masat e nevojshme administrative dhe ligjore për të garantuar nivelin më të lartë të sigurisë së informacioneve në MPJD”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë të njëjta aludime pati edhe ministria e Punëve të Brendshme.

Pasi u formua fillimisht një komision brenda ministrisë, u vlerësua se duhet të ftohet AKI-ja për ta vlerësuar situatën./Insajderi.com