Fundi i selfijeve lakuriqe: Ky telefon bllokon përmbajtjet e papërshtatshme

Një kompani japoneze ka krijuar një telefon i cili do të pengojë përdoruesit ta fotografojnë trupin e zhveshur.

Fundi i selfijeve lakuriqe: Ky telefon bllokon përmbajtjet e papërshtatshme

Bëhet fjalë për kompaninë Tone Mobile, dhe telefoni i tyre më i ri është pajisur me inteligjencë artificiale e cila di kur tentoni të xhironi “seksi selfije”.

Nëse inteligjenca artificiale e regjistron trupin lakuriq, nuk do të jetë e mundur të bëhet fotografia. Në vend të kësaj do të pranoni paralajmërimin i cili thotë “Fotografitë nuk janë xhiruar për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme”.

Qëllimi i këtij sistemi të mbrojtjes nuk është pengesë që të rriturit të dërgojnë njëri tjetrit fotografi me përmbajtje të papërshtatshme.

Tone Mobile dëshiron t’i mbrojë fëmijët nga tentimi i detyrimit, sepse ndodh që fëmijët të mashtrohen për t’i dërguar fotografitë lakuriqe, e pastaj të jenë të shantazhuar.

Prindërit mund ta rregullojnë aplikacionin ashtu që atyre t’iu vjen paralajmërimi, por edhe fotografitë e “turbullta” nëse fëmija e tyre tenton ta fotografojë trupin e vet të zhveshur.

Çmimi i këtij telefoni në Japoni kushton rreth 180 euro./Insajderi.com.