Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më pas të largohej nga pushteti, u varros të martën pas një vdekjeje dramatike në një gjykatë të Kajros.

Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Zyrtarët thanë se presidenti egjiptian 67-vjeçar, sapo kishte folur në gjyqin ndaj tij lidhur me akuzat për spiunazh kur ai u rrëzua. Ata thanë se Morsi vdiq, me sa duket nga infarkti, para se të mund të dërgohej në spital.

Mohamed Morsi, një figurë kryesore e Partisë Vëllazëria Myslimane, u detyrua të largohej ngaposti i presidentit në vitin 2013, nga ushtria e Egjiptit, pas protestave masive kundër sundimit të tij.

Partia Liri dhe Drejtësisë e Vëllazërisë Myslimane tha në një deklaratë të botuar në faqen e saj të internetit se autoritetet egjiptiane janë përgjegjëse për “vdekjen e ngadaltë dhe të qëllimshme” të zotit Morsi, sepse ata “nuk i kishin dhënë mjekimet e nevojshme dhe e ushqenin atë keq. Ata nuk i dhanë atij të drejtat më minimale të njeriut”, thuhej në deklaratë Organizata Amnesty International i ka bërë thirrje autoriteteve egjiptiane të zhvillojnë një hetim të pavarur mbi rrethanat e vdekjes së zotit Morsi.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, i cili ishte një aleat i Mohamed Morsit, e quajti atë një “martir” dhe e cilësoi presidentin e tanishëm egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi një njeri “mizor”.