Fuqia e “Humvee”, automjeteve ushtarake që do t’i përdorë Ushtria e Kosovës

Fuqia e “Humvee”, automjeteve ushtarake që do t’i përdorë Ushtria e Kosovës

Kosovës i janë dhuruar 24 automjete ushtarake të llojit “Humvee” nga SHBA-ja.

Automjetet kanë arritur në Kosovës në mbrëmjen e para dy ditëve. Këto automjete janë përdorur për një kohë të gjatë nga ushtria amerikane në misione të ndryshme ushtarake, ku ka marrë pjesë, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Megjithatë këto automjete në SHBA mund të blihen edhe nga qytetarët e zakonshëm. Disa prej tyre zgjedhin që video të bëra të këtyre automjeteve t’i publikojnë në Youtube.

Më poshtë gjeni disa video që tregojnë për specifikat dhe fuqinë që do t’i ketë në dispozicion Ushtria e Kosovës, që do të themelohet më 14 dhjetor.