Fury – Wilder, dalin prapaskenat dhe minutat e ‘çmendura’ pas duelit [Video]

Fury – Wilder, dalin prapaskenat dhe minutat e ‘çmendura’ pas duelit [Video]

Tyson Fury u rikthye kampion bote në peshën e rëndë, duke “rrëmbyer” titullin e kategorisë WBC, pas fitores me “KO teknik” në raundin e shtatë ndaj Deontay Wilder, sfidë e zhvilluar mëngjesin e së dielës në Las Vegas.

Një duel i jashtëzakonshëm, i dominuar nga boksieri britanik, që rikthehet në majën e boksit.

Gjithsesi, emocionet pas duelit të madh ishin po aq të mëdha se dhe adrenalina që prodhoi kjo përballje.

Një kamera e ngjitur në ring menjëherë pas sfidës ka përcjellë gjithçka ndodhi aty në ato minuta gëzimi për Fury.

Ai nuk harron të puthë rivalin e tij apo edhe të këndëojë një këngë (American Pie), duke bërë për vete të gjithë fansat.

Për më shumë, shikoni në videon më poshtë: