Fushë Kosovë – Hajnat tentojnë që lopën e vjedhur ta marrin me veturë

Fushë Kosovë – Hajnat tentojnë që lopën e vjedhur ta marrin me veturë

Në Fushë Kosovë, hajdutët që lopën e vjedhur ta marrin me vete në veturë. Por, plani u dështoi.

Hajnat ia morën lopën Lubisha Trajkoviqit në Kuzmin të Fushë Kosovës mëngjesin e së shtunës. Pasi e futën kafshën në makinë për të dalë në rrugën kryesore ata i ranë arave. Por jo gjithçka u shkoi sipas planit.

“Fatmirësisht patrulla e policisë ka hasur në ta. Duke ikur ata janë ndalur dhe u ka shpërthyer goma nga pesha e lopës. Kisha fat që lopa mbeti aty. Meqë zgjidhje tjetër nuk patën hajnat u detyruan të lëshojnë lopën por makinës ia vunë flakën dhe vetë ikën në drejtim të panjohur”

Trajkoviq dyshon se dikush nga fqinjët mund ta ketë bërë këtë akt.