Në rrugën ‘Hysri Talla’ në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull.
Sipas raportit të policisë viktima ishte duke punuar në rrugën e lartcekur në kuadër të një kompanie.
Policia njofton se te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.