Fushë Kosovë: Shkojnë t’ja marrin borxhin dhe e fusin me dhunë në veturë

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, raporton Policia e Kosovës

Fushë Kosovë: Shkojnë t’ja marrin borxhin dhe e fusin me dhunë në veturë

Në Fushë Kosovë disa persona kanë pasur problem për një borxh me një person të cilin dyshohet se e kanë detyruar ta marirn me veturë deri në një fshat tjetër

“Në Fushë Kosovë, 01.07.2020-10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi me forcë kanë futur në veturë viktimën mashkull kosovar dhe janë larguar deri ne fshatin Vragoli ku pas bisedës lidhur me borxhin e kane liruar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Përndryshe, në 24 orëshin e fundit ka pasur edhe një tentim-vrasje dhe problemi ka qenë i ngjajshëm; borxhi. /Insajderi.com/