Fushë Kosovë: Sulmojnë me armë disa persona, plagoset njëri prej tyre

Fushë Kosovë: Sulmojnë me armë disa persona, plagoset njëri prej tyre

Një tentim vrasje ka ndodhur të mërkurën në Fushë Kosovë, ku një person mbeti i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Nënë Tereza”, rreth orës 17:50.

Sipas raportit njëzetekatër orësh të Policisë, disa persona kanë sulmuar disa meshkuj të tjerë.

Njëri prej tyre mbeti i plagosur ku u detyrua të marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Njësitet relevante kanë dalë në vendin e  ngjarjes dhe me rastin është njoftuar Prokurori Shtetit. /Insajderi.com