Fushë Kosovë: Tre të arrestuar për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të një vajze

Fushë Kosovë: Tre të arrestuar për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të një vajze

Një grua dhe dy burra janë arrestuar dje pasi që të njëjtit dyshohen për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të një vajze – viktimë e trafikimit, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë të hënës, tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Madje, njoftohet se lidhur me rastin si provë materiale është sekuestruar një telefon celular.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një femër e mitur dhe një mashkull të dy kosovarë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat e cekura ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin si provë materiale është sekuestruar një telefon celular. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com