Fushë Kosovë: U rrëmbye dhe u plagos nga dy persona, viktima po trajtohet në QKUK

Fushë Kosovë: U rrëmbye dhe u plagos nga dy persona, viktima po trajtohet në QKUK

Një person është rrëmbyer gjatë ditës së djeshme nga dy të dyshuar në fshati Bresje të Fushë-Kosovës, njofton Insajderi.

Madje, siç bën të ditur Policia e Kosovës viktima është plagosur me armë zjarri nga të njëjtit.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori” thuhet në raport. /Insajderi.com