Fushë Kosovë, vetura godet dy këmbësorë

Fushë Kosovë, vetura godet dy këmbësorë

Një veturë ka goditur dy këmbësor të hënën në Fushë Kosovë, shkruan Insajderi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa ekipet e mjekëve emergjent janë në vendin e ngjarjes për të ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku rrugor në Fushë Kosovë, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësor. Policët nga njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. Ndërkohë që ekipet e mjekëve emergjent janë në vendin e ngjarjes për të ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar ai./Insajderi.com